Shtypi me makinë 50 vjeçarin në biçikletë, shoferi arrestohet nga policia, rezulton të jetë i mitur

Jeta e një 50 vjeçari u pre në mes ditën e djeshme në Durrës, kur një makinë ‘Mercedes Benz’ e drejtuar nga një i mitur, e goditi burrin në biçikletë për vdekje. Pasi biçikletës, makina mori goditi një tjetër person në motor dhe mandej u përplas me një ofiçinë në anën tjetër të rrugës. Kamerat e sigurisë regjistruan të gjithë ngjarjen, ndërsa shoferi pas aksidentit u largua nga vendi ngjarjes.

24 orë më vonë, autoritetet kanë bërë të mundur arrestimin e shoferit të ri, i cili rezulton të jetë 17 vjeçar. I mituri u arrestua në banesën e tij, pas negociatave të policisë me familjarët.

Ashtu si dallohet nga kamerat e sigurisë, i mituri drejtonte mjetin me shpejtësi të lartë dhe për një moment ka humbur kontrollin e automjetit, duke i marrë jetën një personi, lënë plagosur një tjetër e duke dëmtuar një biznes e një makinë tjetër.