Është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur Lutfi Hoxha. Të gjithë dashamirësit e kinematografisë shqiptare e kujtojnë rolin e tij si babai i Tilit, në filmin e mirënjohur “Shoku ynë Tili”.
Por veç këtij roli, aktori ndjerë ka patur një sërë rolesh të tjera nëpër flma e teatër, atje ku nisi dhe rrugëtimin i tij artistik (në teatrin Aleksandër Moisiu në Durrës). Në fillimet e tij artistike Lutfi Hoxha i dha shpirt e karakter roleve të shumta teatrale.
Me ikjen e Hoxhës, largohet nga kjo botë xhevahiri i fundit i plejadës së artë të Teatrit të Durrësit. Lutfi Hoxha ishte një ndër themeluesit e veprimtarisë së këtij teatri, me mbi 100 role të luajtura. Ndërsa në afro 7 dekada jetë skenike, Hoxha kreu të paktën 17 role kinematografike.
“Rrugicat që kërkonin diell”, “Tinguj Lufte”, “Pylli i lirisë” janë vetëm disa prej filmave ku luajti aktori i ndjerë.