Roveri “Curiosity” (Kurioziteti) ka arritur të fotografojë nga planeti Mars, planetin tonë, Tokën. Kjo është e para foto e kryer nga roboti i ulur në Mars vite më parë, i cili ka mundur të inkuadrojë në një imazh të vetëm planetin Tokë dhe një prej dy hënave të Marsit, Fobosin.
Nëse e zbadhojmë imazhin, do të mund të dallojmë një ‘pikë’ të largët (Toka) e cila ndodhet mbi 320 milionë kilometra larg dhe hënën e vogël të Marsit (me diametër 22 km).
Më herët sonda të ndryshme kanë kapur pikërisht këtë moment, për të treguar sesa e vogël është Toka krahasuar me sistemin diellor, për të mos folur këtu për përmasat e paimagjinueshme të galaktikës e universit.