Jetojmë në një botë kalimtare… apo jeta është thjesht e fundme? Një pikpyetje që shpesh herë diskutohet, është ajo e ekzistencës apo mosekzistencës së botës së përtejme.
Në episdonin e radhës në Podcast, Elvisi shpjegon se si e vërtetojmë ne ekzistencën e botës së përtejme, duke u nisur fillimisht nga një ‘eksperiment mendor’.
Elvis, si e vërtetojmë ekzistencën e botës tjetër?
Elvisi: E vërtetojmë sepse Ai që krijoi gjithçka, të dukshmen dhe të padukshmen, Ai që dërgoi Pejgamberët dhe Librat e Shenjtë, Ai ai na e sqaroi dhe tregoi se ekziston bota tjetër. Një pjesë e njerëzve shtrojnë një pyetje që për ne është e klasës së parë, që ne nuk e shohim, pra nuk e besojmë. Kam një pyetje, se sot thonë ne besojmë vetëm atë që shikojmë…. një familjar i yti, motra, apo bashkëshorti apo djali, të merr tani në televon dhe të thotë, nëna ka patur infarkt. Kemi marrë ambulancën e shtruam, është rëndë. Të lutem ndërpreje këtë emision dhe nisur. Çfarë do të bësh?
Direkt do ta ndërpres emisionin dhe do iki…
Elvisi: Po pse? Ti nuk e ke parë këtë. Ti ikën sepse ai që ta solli informacionin është i besueshëm. Për këtë arsye Profeti Muhamedi është quajtur i sinqerti i pafund. Gjithë Pejgamberët kanë qenë njerëzit më të sinqertë dhe prej atyre që thanë ekziston bota tjetër dhe e kanë parë me sy, e kanë të vërtetuar dhe në librat e shenjtë… atëherë kur vjen një informacion nga i i sinqerti, siç ishte rasti me një të sëmurë që kemi në familje, pastaj është turp, nuk është më mençuri të thuash më, shiko unë e kam parë dhe po vazhdoj emisionin.
Librat e shenjtë, Pejgamberët, ka 2 mijë ajete në Kur’an për botën tjetër. Si të mos ta besojmë atë? Ne a e besojmë Kur’anin famëlartë? Aq e rëndësishme është bota tjetër dhe aq është qartësuar në Kur’an sa nga 6236 ajete, 2 mijë flasin për botën tjetër.
Kemi qenë njëherë me një mik në tavolinë, e pyeta për botën tjetër. Më tha si ka mundësi që të mos ketë vazhdim, kur njerëzit vdesin dhe malet vazhdojnë…
Elvisi: Ne kemi vërtetuar se toka ka 4 miliardë e ca vite që është krijuar. Tani kjo tokë është nënshtruar për ne. Në që jemi superiorë jetojmë 70 vite dhe mbarojmë si krijesë. Kjo është tmerr ta besosh. S’mund të jetojë toka, dielli, guri, malet, oqeanet më shumë sesa ne. Por, unë nuk dua të ofendoj askënd. Është çështje e diturisë. Mund të jetë dikush profesor doktor në një fushë, por nuk ka eksperiencë apo dituri nga teologjia dhe për çastin nuk e kupton… inshallah, të gjithë muslimanët ia shpjegojnë të tjerëve, që ekziston bota e përtejme.