Si është të jesh i lirë pas 17 vitesh burgim… për një krim që nuk e ke kryer

Andrew Malkinson, I cili bëri plot 17 vite burg në Britani për akuzën e përdhumimit, ka dalë më në fund nga qelia. Arsyeja e daljes së tij ishte një e vetme… Malkinson nuk kishte kryer asnjë përdhunim dhe ishte dënuar gabimisht.

Në një rrëfim për programin Radio4 të BBC-së, ai tha se ndihej i gëzuar dhe i inatosur njëkohësisht. 57 vjeçari mbërriti vonë në intervistë, ndërsa gazetarit i kërkoi ndjesë duke i thënë se ishte hera e parë në 17 vite që ai kishte ‘thyer’ orarin.

Malkinson u lirua ditën e djeshme nga akuzat për përdhunimin e një gruaje në viti 2004 në Salford. 57 vjeçari tregoi se në asnjë moment ai nuk pranoi para autoriteteve një krim që nuk e kishte kryer, edhe në ato raste kur pranimi, do t’i kishte lejuar atij më shumë të mira në kohën e burgimit etj.

Malkinson tha se në burg është marrë me matematikë, një ndër “gjërat më të vërteta” që ai njeh. Për historinë e plotë, klikoni KETU