Të parët që shqetësohen për fëmijët dhe që marrin kurdo në telefon për një pyetje të thjeshtë…. si je bir? Si je bijë?
Fotot e mëposhtme të publikuara nga fotografi Marjan Komani janë bërë virale në rrjet dhe kanë për qëllim sensibilizimin e shoferëve, veçanërisht të rinjve që udhëtojnë me shpejtësi.
Së fundmi fotografi nga Kosova ka folur në lidhje me fotot që tërhoqën vëmendjen e publikut.
“Përveç punës sime si fotograf që punoj, unë herë pas here fotografoj edhe tema sociale me qëllim të mirë. Në këtë rastin e tragjedisë, ka qene edhe në Kosovë një javë e tmerrshme, ka pasur mbi 8 vdekje në komunikacion dhe për një moment kam qenë në veturë, e kam menduar atë foto, që ka ardhur një mesazh prej nanës dhe që fëmija pas aksidentit ka vdekur. E kam pritur që ka për të pasur një mbështetje dhe shpërndarje të tillë, por kurrë nuk e kam besuar që do të ketë përmasa kaq të medhaja. Unë nuk e kam nisur si fushatë, por si inciativë që kushdo që e sheh të ndihet keq dhe të kujtojë që e pret dikush në shtëpi, edhe mos të rrezikojë jetën e vetë. Mediat e kanë quajtur si fushatë dhe është fushata më e madhe që është bërë në Kosovë kundër shpejtësisë”, u shpreh ndër të tjera Komani.
Kujtojmë se javën që lamë pas brenda 48 orëve në Shqipëri humbën jetën 7 persona prej aksidenteve rrugore. 6 prej viktimave ishin në moshë të re.