“Simboli i Ujkut” Fotogaleri nga trajnimi special i ushtrisë së Kosovës

Me qëllim ngritjen dhe avancimin profesional të forcave të ushtrisë së Kosovës (FSK), Komanda e Forcave Tokësore (KFT) ka kryer një trajnim të quajtur “Simboli i Ujkut2023”.

Në ceremoninë e organizuar në Kazermën ,,Ushtarët e NATO-s” në Istog, shefi i shtabit të KFT-së kolonel Valdet Berisha theksoi se “Ky trajnim e rritë nivelin e aftësive profesionale taktike dhe të udhëheqjes së pjesëtarëve për të manovruar e vepruar nën stres dhe situata të ndërlikuara në fushë-betejë”.