Gjithçka nisi kur Rejven Smith, në atë kohë veçse 11 vjeçare, kishte përfunduar në zyrën e drejtorit të shkollës. Rejven kishte nisur një zënë në mensë me një tjetër nxënëse dhe i kishte hedhur asaj tasin e kosit. Për këtë veprim prej trazovaçeje, 11 vjeçarja ishte pezulluar për pjesën e mbetur të mësimit dhe më vonë, dërguar në zyrën e drejtorit.
“E gjeta veten tek zyra e drejtorit. Ai më pyeti nëse do të isha në drekë me familjen, a do të nisja një zënkë e do të hidhja ushqimin siç bëra në mensë. I thashë me kokën ulur e gjysëm zëri, “unë nuk kam familje, jam jetime”. Në atë moment ai mbeti, më tha se po ndihej si një hajvan.”-kujton Rejven, e cila tanimë është në moshë madhore.
Drejtori i shkollës, po atë ditë, kishte shkuar në shtëpi dhe kishte biseduar me të shoqen për vajzën 11 vjeçare. Burrë e grua ishin përpjekur të sillnin në jetë fëmijë, por nuk kishin mundur. E që atë ditë, ata vendosën që të marrin jetimen në shtëpinë e tyre, për t’u bërë kujdestarët e saj.
Zoti Smith së bashku me të shoqen Marybeth nisën kursin për të patur mundësinë që të ishin familje kujdestare. Rejven erdhi në shtëpinë e drejtorit të shkollës në vitin 2015, ndërsa dy vite më vonë, burrë e grua, e konsideronin 13 vjeçaren tanimë vajzën e tyre. Pas procedurave, ata e adoptuan Rejven si vajzën e tyre.
Historinë prekëse e ka treguar vetë vajza, e cila tashmë po studion në universitet për t’u bërë një punonjëse sociale që nesër do të kujdeset e merret me fëmijët jetimë, njëlloj si ajo dikur.
“Unë isha një fëmijë i trazuar… në shtëpi më mori një familje e shkëlqyer që ma lehtësoi jetën, traumat e mia, një familje që më fali një jetë të qetë dhe mësimin për të besuar tek vetja”-tregoi vajza.