Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të enjte në ambientet e gjykatës së Tiranës. Pasi trupa gjykuese njohur të akuzuarit për skandalin në Onkologjik me masat e arrestit, njëri prej tyre, mjeku Edmond Gashi, është parë të dalë nga dera e pasme, atje ku përgjithësisht hyjnë dhe dalin gjyqtarët e punonjësit e gjykatës.
Gashi shihet duke vrapuar nga dera pasme, ndërsa gazetarët prisnin në hyrjen e gjykatës për të marrë një prononcim prej tij.
Kur mjeku hyri në seancë, ai foli shkurtimisht për median, duke thënë “unë bëj vetëm detyrën time”.
Gjykata Penale e Tiranës la në fuqi masat e sigurisë për personat e përfshirë në skandal, të cilët dyshohen veç të tjerash për orientimin e pacientëve nga spitali shtetëror drejt klinikave private.
Masa e sigurisë “arrest në shtëpi”:
- Edmond Gashi -Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT
- Florian Marku- administrator i farmacisë “Flori Farma”
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”:
- Brikena Qirjazi -Zv/Drejtoreshe në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin Onkologjik
- Emiljano Lela -Koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT
- Alketa Ymeri (Pere) -Mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT
- Halil Gashi