“S’mund ta imagjinoj dot jetën pa Noelin” Duart dridhen, lotët nuk ndalojnë… babai kërkon ndihmë për djalin me leuçemi

Shëndetin e mendjes ia ka ‘vjedhur’ leuçemia. Sëmundja nuk ka gjetur gjakun e tij, por më rëndë akoma. Ndodhet në gjakun e gjakut, në organizmin e të birit. Sa herë është lutur ky baba sikur kjo sëmundje tinëzare t’i kërcente në trup e djali i tij 10 vjeçar të shpëtonte.

Donate Button

Duart i dridhen teksa qan. I dridhen duart sepse sëmundjen nuk ia largon dot të birit. Këto janë fjalët e Ilirit, babait të Noelit të vogël që ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Këto janë duart e një babai që kërkon ndihmë, sepse i vetëm e di se të birin do ta humbë.