Çdokush nga ne ka nevojë për qetësi përgjatë ditës… por jo për këtë lloj qetësie.
Fotot e mëposhtme i përkasin një dhome që mban rekordin Guinness për dhomën më të qetë në glob. E njohur si dhoma anekoike, është gati e pamundur të qëndrosh në këtë vend për më shumë se një orë. Brenda pak minutave qetësi totale, veshët nisin të pikasin zhurmën që bën rrahja e zemrës. Pas kësaj, zhurmat shtohen dhe veshët arrijnë të dëgjojnë zhurmën e qarkullimit të gjakut apo zhurmën e kockave, kur lëviz trupi.
Dhoma u ndërtua në zyrat qendrore të Microsoft-it dhe ka për qëllim që të ‘shuajë’ çdo tingull të jashtëm. Sipas matjeve që u bënë në këtë dhomë, aparati kapte një zhurmë sfondi prej minus 20 decibel.
Me fjalë të tjera, të vetmit tinguj që mund të dëgjojnë në këtë dhomë veshët e njeriut, janë tingujt e trupit të tij… “zhurma” të cilat ne nuk jemi ‘mësuar’ t’i dëgjojmë në përditshmërinë tonë