Sonte finalja e “Champions League”, Dortmund vs Real Madrid

Sonte në orën 21:00 luet finalja e madhe e ‘Champions League’ mes gjermanëve të Dortmund dhe Real Madrid-it. Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Ëembley’ në Londër.

“Mbretërit” do të tentojnë të fitojnë trofeun e ligës së kampionëve për herë të 15-të në historinë e tyre, ndërsa Dortmund hyn në fushë për të ngritur trofeun e më të mirëve të Europës për herë të dytë.

Ashtu si çdo finale edhe kjo e mbrëmjes së sotme pritet të dhurojë spektakël dhe emocione.

Jo të pakta mungesat në të dyja kampet. Dortmund-it i mungojnë tre lojtarë, Besnebainin, Duranville dhe Morey Bauzan, të cilët janë të lënduar.

Reali nuk do të ketë shërbimet e David Alaba dhe Tchouameni, ndërsa në dyshim është dhe portieri Lunin.