“Sot bëj 12 vjeç, s’dua as lodra asgjë… dua vetëm të më shpëtoni vëllain”

“Kam ditëlindjen sot… edhe prisja për të parë vëllain. Dhurata ime më e madhe është të më shpëtoni vëllain. Nuk dua as lodra asgjë, dua vetëm të më shpëtoni vëllanë. Për mua ai është zemra jeme, jeta jeme. Do e kisha dhënë shpirtin vetëm për ta shpëtuar vëllain”

Këto nuk janë fjalët e një personi të rritur. Këto të mësipërmet janë fjalët e një fëmije që sot mbush 12 vjeç dhe qan papushim për të vëllanë, Savjon 1 muajsh. Valerio ndodhet në shtëpinë e familjes në fshatin e largët të Prekalit në Shkodër… ndërsa Savjo vogël në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.

E vetmja gjë që mendon Valerio, një fëmijë që ka diltëlindjen, është të lutet për ndihmë për të vëllanë.