Sot dita më e nxehtë e qershorit, në fundjavë priten ndryshime të motit

Kjo e enjte ka shënuar ditën më të nxehtë të muajit qershor në Shqipëri, me temperatura që arritën deri në 37 gradë celcius në qarkun e Elbasanit e Beratit.

Në Tiranë po ashtu, temperaturat i kanë kaluar 31 gradë. Sipas ekspertëve, valët e të nxehtit kanë prekur të gjithë rajonin, ndërsa temperaturat janë rritur afro 9 gradë më shumë se normalja e muajit.

E pavarësisht vapës, pritet që freskimin e motit ta ndjejmë përgjatë fundjavës. Pritet një rënie e temperaturave me 3-4 gradë si dhe në disa zona reshje shiu.

“Dita e nesërme sjell një rënie të lehtë të temperaturave, pjesa e dytë e së premtes do të sjellë shtim të vranësirave dhe rrebeshe të izoluara. Jugu pritet që gjatë fundjavës të jetë dhe zona ku do të jetë më pak e përfshirë nga reshjet”, tha meteorologu Osmani për abcnews.