Për të rregulluar të vetmin fustan të saj, Ermela u dogj në të gjithë trupin. Tentoi t’ja heqë fijet duke i djegur, pa e kuptuar se dëshira e saj për të ruajtur fustanin, do t’i rrezikonte jetën.
Por falë Zotit, shqiptarët bamirës nuk e braktisën vogëlushes, e cila u dërgua për kurim jashtë shtetit, i shpëtoi rrezikut për jetën dhe tanimë vijon të kurohet.
Ermela sapo i ka mbushur 11 vjeç dhe ka një mesazh për të gjithë ata shqiptarë që ndihmuan për sigurimin e të ardhurave për kurimin e saj në Italinë fqinje.