Pas dy ditëve pushim, kampionati Europian nis këtë të shtunë me dy perballjet e para në fazën e një të tetave.
E para sfidë, në orën 18:00, është përballja mes Zvicrës së Shaqirit e Xhakës, të cilët do të tentojnë t’i rrëmbejnë fitoren kampionëve në fuqi, Italisë.
Në historikun e pasur të përballjeve mes dy ekipeve, Italia është në avantazh me 29 fitore, ndërsa Zvicra ka arritur të arkëtojë veçse 8 të tilla. 24 ndeshje tjera, janë mbyllur në barazime.
Gjermania mikpritëse do të përballet me Danimarkën, ndërsa ndeshja zhvillohet në mbrëmje në orën 21:00.
Sa i përket historikut të takimeve mes këtyre dy kombëtareve, Gjermania numëron 15 fitore, Danimarka 8 ndërsa barazimet janë 5. 22 vite më parë, danezët arritën t’i rrëmbejnë titullin e kampionit Gjermanisë, në europianin e mbajtur në Suedi.
Pavarësisht kësaj, Gjermania mbetet një ndër pretendentet për këtë kampionat, ndërsa paraqitjet e saj në ndeshjet në grupe kanë qenë pozitive, me dy fitore dhe një barazim.