Sot Turqia mori komandën e KFOR-it në Kosovë… kush është gjeneralmajori Ozkan Ulutas

Nga kjo e martë (10 tetor), misioni paqetuajtës i NATO-s KFOR, është marrë nën kontrollin e Turqisë dhe gjeneralit Ozkan Ulutas.

Por, kush është gjeneralmajo Ulutas dhe cila ka qenë karriera e këtij të fundit?

Po sjellim një historik të shkurtër të komandantit të ri të KFOR-it (që ka një mandat 1 vjeçar), i cili u shpërnda këtë të martë para medias në Kosovë, fill pas ceremonisë së mbajtur.

 “Gjeneralmajor Ozkan Ulutas ka lindur në vitin 1967 në Salihli të Manisës. Ka mbaruar shkollën e mesme ushtarake Kuleli në vitin 1985 dhe Akademinë Ushtarake Turke në vitin 1989.

Në karrierën e tij ushtarake ka mbajtur poste të ndryshme të rëndësishme si komandant, shef shtabi, oficer shtabi dhe drejtues në shtabe dhe institucione të ndryshme.

Gjeneralmajor ULUTAS u diplomua në Akademinë Ushtarake të Ushtrisë në vitin 2002 dhe në Akademinë e Forcave të Armatosura në vitin 2012. Gjithashtu, në vitin 2011 ai përfundoi një Kurs të Studimeve Strategjike në Republikën Popullore të Kinës. Ai është duke kryer studimet e doktoraturës në Departamentin e Historisë në Universitetin Ataturk si kandidat për doktoraturë.

Gjeneralmajor Ulutas shërbeu si vëzhgues ushtarak i OKB-së për misionin UNIKOM në kufirin Kuvajt-Irak nga viti 1999 deri në vitin 2000.

Ai gjithashtu punoi me NATO-n, duke përfshirë Komandën e Forcave të Përbashkëta (JFCNP) në Napoli, Itali nga 2005 deri në 2008, dhe Komandën Aleate të NATO-s Transformimi në Norfolk, SHBA nga 2015 në 2017.

Ai u promovua në gradën e Gjeneral Brigade në 2017 dhe shërbeu si Shef i Shtabit të Trupave të Shpejtë të Dislokueshme të NATO-s (NRDC-Turkiye) në Stamboll nga 2017 deri në 2021.

Së fundmi ai ishte shef i Departamentit të Strategjisë së Shtabit të Përgjithshëm Turk nga 2021 deri në 2023 dhe u promovua në gradën Gjeneral Major në 2023.

Gjeneralmajor Ulutas është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai flet anglisht”.