Një 83 vjeçare e quajtur Fikrije Nasufi, ka vendosur të dhurojë të gjithë pasurinë e saj vakëfit të Strugës. Shuma e dhuruar është mbi 50 mijë euro, ashtu siç ka treguar avokati Besnik Asani.
“Punë që e bëj me kënaqësi. Sot gjyshja Fikrije Nasufi dhuroi pronën e saj vakëfit. Prona ka vlerë të madhe. Te gjyshja Fikrije pash një bindje të plotë dhe besim të fortë në Zot. Zoti e shpërbleftë me të mira pa fund!”, ka shkruar avokati.
Vendimi i të moshuarës ëstë përkrahur nga djemtë e saj, nipat, mbesat dhe e gjithë familja.