-Një njeri i mençur ka thënë, që unë çdo ditë blej 6 bukë. Dy bukë për të larë një borxh, dy për veten time dhe dy që i jap borxh. Dy ia jep prindërve, dy për veten e bashkëshorten dhe dy që i jep borxh për fëmijët.
Unë e vë re që si të rinj, kemi ato sfidat tona, por kam parë se nëse unë nis diçka të re dhe kam bekimin e prindërve, gjithçka shkon vaj, mirë. Nuk e di a do jem e mundur unë, që t’ua shpërblej aq shumë sa ata bëjnë për mua.
Elvisi: Sado të mundohemi ne, t’ja lajmë prindërve atë që ata kanë bërë për ne, kjo është e paarritshme. Një gjë është e sigurt, çfarëdo që bëjmë ne nga respekti për prindërit tanë, është e bekuar tek Zoti.
Një person e mori nënën e vet për Haxh, ishte vapë e madhe, ajo ishte e paralizuar. Ai e mbante në supet e veta, i bëri 7 rrotullime në Qaben e madhërueshme. E mbante, e ushqente, kujdes brilant pra. Bëri atë që pak fëmijë e bëjnë, vetëm për t’i realizuar një dëshirë të madhe që ajo kishte, për të ardhur në Qabe.
Mbasi ishte lodhur e djersitur, shkoi tek një dijetar që mbante mësim në Qabe. I bën një pyetje. I tregon se ka bërë këtë dhe atë për nënën dhe e ka pyetur, a e kam shlyer atë që ka bërë nëna për mua?
Dijetari buzëqeshi dhe i tha.. a e di çfarë ke bërë për nënën me gjithë këto sakrifica? Një natë, ka qenë natë e ftohtë. Ti ke qenë fjetur, nëna kishte merak për ty. U çua gjatë natës, të pa që nuk ke qenë mbuluar dhe të ka mbuluar. Kaq ke bërë dhe ti