Studim: T’i bërtasësh fëmijëve mund të jetë njëlloj e dëmshme sikur të ushtrosh dhunë fizike

Një studim i ri i kryer në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, i cili ka marrë në shqyrtim afro 166 studime të mëhershme mbi çështjen e dhunës ndaj fëmijëve, thotë se dhuna verbale është po aq e dëmshme dhe me pasoja sa dhuna fizike.

Studimi u publikua në “Science Direct” dhe konkludon se në bazë të të dhënave personat që u bërtasin fëmijëve janë prindërit, mësuesit dhe trajnerët.

“ Përgjatë studimeve të analizuara shumica e personave që ushtrojnë dhunë verbale ndaj fëmijëve janë prindërit, nënat e mësuesit. Në lidhje me definicionin e dhunës verbale, përfshihen terma që kanë të bëjnë me fjalë negative, volumin dhe tonin e zërit si dhe impaktin e tyre direkt.

Dhuna verbale të fëmijëve mund të ketë implikime të gjera në shëndetin mendor e fizik të fëmijëve përgjatë jetës së tyre. Ka një nevojë për konsistencë në mënyrën sesi dhuna verbale përkufizohet, në mënyrë që impakti i kësaj dhune të mund të matet edhe më mirë”-thuhet në studim.

Një tjetër element që vihet në dukje është fakti se përgjatë viteve në tërësi ka patur një numër në uje të dhunës fizike ndaj fëmijëve, por rastet e dhunës verbale nga ana tjetër, kanë njohur rritje.