Studimi: Gjatë 3 dekadave të fundit, sëmundjet e kancerit nën moshat 50 vjeç u rritën globalisht me 79%

Një studim i ri i publikua në  gazetën shkencore “BMJ Oncology”, ku thuhet se përgjatë 3 dekadave të fundit, sëmundjet e kancerit tek moshat e reja (nën 50 vjeç) kanë njohur një rritje të frikshme prej 79% në të gjithë globin.

Llojet e kancerit me rritjen më të lartë sipas studimit, rezultojnë të jenë ato të fytit dhe prostatit, ndërsa ato që sjellin më shumë vdekje janë të gjirit, fytit, mushkërive, zorrëve e stomakut.

Studiuesit kanë analizuar të dhënat që prej vitit 1990 e deri në vitin 2019, nga baza e të dhënave të “Global Burden Disease”, e cila përfshin 204 vende në botë. Studimin e kryesoi Xue Li, një kërkues i asociuar në Universitetin e Edinburgut në Skoci.

Tabele marre nga studimi

Në të gjithë botën, projektohet se deri në vitin 2030, sëmundjet e kancerit të njohin një rritje prej 31%, ndërsa numri i vdekjeve në 21%.

Në total, vetëm për vitin 2019 kishte thuajse 2 milion raste të reja me sëmundjen e kancerit në 50 vende. Kanceri i gjirit rezultoi të ishte më i larti.

Tabele marre nga studimi

Në lidhje me arsyetimin se përse ka një rritje kaq të lartë të sëmundjeve kancerogjene tek të rinjtë, studiuesit kanë argumentuar mbi një sërë faktorësh. Veç faktorit gjenetik, në studim vihen në dukje dieta ushqimore, konsumi në rritje i alkoolit, mungesa e aktivitetit fizik dhe në tërësi niveli i lartë i sheqernave në gjak (obeziteti, etj).

Tabele marre nga studimi

Numri më i lartë i shtimit të numrit të rasteve me kancer (2019) rezulton të jetë në Amerikën Veriore, pasuar nga Australia e Azia e më pas Evropa Perëndimore.