Një studim i ri i kryer nga një grup shkencëtarësh, ka dalë në përfundimin se qyteti i New York-ut po zhytet për shkak të peshës masive të ndërtesave e rrokaqiejve të tij.
Studimi i publikuar në “Earth’s Future”, vë në dukje se “presioni për poshtë i hapësirave të ndërtuara” po e “zhyt qytetin me 2 milimetra për çdo vit”, ndërsa në disa pjesë të qytetit edhe më shumë se kaq.
Aktualisht sipas kalkulimeve pesha e qytetit shkon deri në 1.68 trilionë paund, ndërsa studimi sqaron se në thuajse të gjitha qytetet bregdetare, “vërehet e njëjta sfidë me problemet e përmbytjeve”.
Studimi thekson se problem kryesor i zhytjes së qytetit vjen për shkak të godinave të larta, qiellgërvishtëseve.
Për të kalkuluar fenomenin, studiuesit panë të dhëna satelitore për të pëcaktuar ngarkesën (në peshë) të qytetit dhe zonat e rrezikuara. Disa zona mund të zhyten edhe më tutje për shkak të përdorimit të sendimenteve më të buta, por sipas studiuesve, faktori kryesor mbetet pesha e ndërtesave.