Dritat e veriut kanë ‘mbushur’ qiellin e natës mbrëmjen e të premtes në një sërë vendesh në hemisferën veriore.
Dritat e veriut janë ‘pasoja’ e dukshme e një fenomeni madhor të raportuar ditët e fundit, e cila ka të bëjë me aktivitetin e Diellit. Më konkretisht, drejt Tokës u drejtua një stuhi gjeomagnetike e shkallës G5, më e larta shkallë e intensitetit të këtij aktiviteti shkaktuar nga flakërimat diellore dhe shpërthimi i masave koronale të diellit.
Një fenomen me intensitet të tillë të stuhisë gjeomagnetike nuk ndodhte që prej vitit 2003, kohë kur stuhia solli probleme me energjinë elektrike në mbarë Suedinë.
First G5 storm since 2003, Just wow!
— Varun Rayen (@varunrayen) May 11, 2024
This is from Switzerland! #geomagneticstorm #aurora #Auroraborealis
pic.twitter.com/60y66P118x
Që prej 8 majit shkencëtarët vëzhguan një njollë diellore masive identifikuar si AR3664, e cila mund të shihet me sy të lirë (përmes syzeve që përdoren për të parë eklipset). Njolla diellore e cila rezultoi të ishte afro 200,000 kilometra në përmasa, “është një prej njollave më të mëdha e aktive të vëzhguara në këtë cikël diellor”, raportoi NOAA (Agjencia kombëtare amerikane oqeanike dhe atmosferike).
Still have your solar eclipse glasses? There's currently a sunspot so large you will be able to "spot" it while wearing them
— Eric Fisher (@ericfisher) May 9, 2024
15x wider than the earth! pic.twitter.com/XpQJEd4Qk0
NOA po ashtu publikoi momentin e shpërthimit të stuhisë gjeomagnetike e cila u drejtua kah planetit tonë.
Stuhi të këtyre përmasave mund të shkaktojnë probleme serioze për satelitët dhe sistemin GPS, si dhe për sistemet radio e elektronike kudo në glob. Deri më tani, asnjë problematikë e tillë nuk është raportuar.
Pritet që edhe mbrëmjen e të shtunës te ketë sërish ‘aurora borealis’ në hemisferën veriore si pasojë e stuhisë gjeomagnetike.
someone posted👇
— hasnat feroz mirza (@hasnatferozmir4) May 11, 2024
Northern lights glow in the sky as huge solar storm hits Earth
Auroras illuminate the night sky around the world🌃#Auroraborealis #auroreboreale #NorthernLights #yorkshire #ilkley #ilkleymoor #SolarFlare #geomagneticstorm #nofilter#aurora #solarstorm#aurorauk pic.twitter.com/4stuYD8qsB
First G5 storm since 2003, Just wow!
— Puran मेवाड़ी (@purankumawat76) May 11, 2024
This is from Switzerland! #geomagneticstorm #aurora #Auroraborealis #Nashville #Nightsky #solarstorm #Auroraborealis #AuroraBoreal #auroras pic.twitter.com/qYhU9KWF7P
Quite the show west of the Great Salt Lake! #aurora #geomagneticstorm #northenlights #auroraborealis #utah pic.twitter.com/hvkPWtXZJb
— Staci Wittwer (@StaciWittwer) May 11, 2024