Syri i njeriut krahasuar me atë të një shqiponje

Syri i shqiponjës ka mëse 1,000,000 fotoreceptorë për milimetër katrorë, krahasuar me afro 200,000 fotoreceptorë për mm2 të syrit njeriut. Mesatarisht shqiponjat kanë një mprehtësi të paktën 5-fish më të madhe në shikim, krahasuar me njerëzit.

Syri i shqiponjave gjithashtu (si një sërë speciesh të tjera kafshësh), është i aftë të shohë dritën në ultraviolet (UV), duke e bërë këtë shpend të aftë për të dalluar madje edhe gjurmët e presë së tij.