Tabela, sa është paga minimale në Europë? Ku renditen Shqipëria e Kosova

Eurostat ka publikuar së fundmi shifrat në lidhje me pagën minimale në kontinentin europian. I pari vend që kryeson listën vijon të jetë Luksemburgu. Shteti i vogël europian ka një pagë minimale prej 2.571 eurosh, pagë e cila përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve.

Tre vendet e tjera të listës janë Holanda, Belgjika e Gjermania, me mbi 2 mijë euro pagë minimale.

Harta u publikua nga REL

Po t’i referohemi të dhënave, Shqipëria e Kosova zënë fundin e listës, konkretisht Shqipëria me 399 euro dhe Kosova me 350 euro.