“Tafa ishte i mirë, baba i dy fëmijëve” Ndërron jetë punëtori shqiptar në Itali, e zë poshtë muri betonit

Një 57 vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në vendin e punës në një kantier ndërtimi në Piacenza, kur një mur betoni i ka rënë sipër, duke mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi. Viktima është identifikuar si Përparim Tafa. 57 vjeçari jtonte në Martinengo me të shoqen dhe dy vajzat.

Sipasa asaj që kanë zbardhur deri më tani autoritetet, Tafa punonte në ndërtimin e disa vilave, kur papritur ka patur një rrëshqitje dheu që ka shkaktuar rënien e murit të betonit. Disa dhjetëra kuintalë peshë kanë rënë mbi trupin e të ndjerit. Dy kolegë të punës kanë tentuar me çfarë të munden për të shpëtuar prej aty shqiptarin por gjithçka ka qenë e kotë.

“Tafa ishte i mirë, një koleg i mirë dhe punëtor i madh, keq më vjen shumë”-tha mes lotëve punëtori që shkoi i pari në ndihmë të shqiptarit të ndjerë.

Në vendin e ngjarjes mbërriti autoambulanca e madje dhe një helikopter, por mjekët nuk mundën të bëjnë do gjë, pasi 57 vjeçari kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë vënë nënë sekuestro kantierin, derisa hetimet për vdekjen e shqiptarit të përfundojnë.

Sindikatat e punëtëorëve në atë moment po kryenin një protestë dhe me të mësuar për rastin tragjik të shqiptarit, kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes.

“Fatkeqësisht kjo ishte viktima e radhës në një luftë që po bëhet dita ditës… në mesin e të gjithë atyre punëtorëve për të cilët kemi derdhur lot. Ende nuk e dimë dinamikën, por erdhëm menjëherë për të parë kushtet e punës. Presim që hetimet të nxjerrin përgjegjësit. Ne ishim sot në qendër për të protestuar se kështu nuk mund të vazhdohet më, për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve që tanimë nuk po shkojnë më dot në shtëpi tek familjarët e tyre”- tha Marco Efori, një prej drejtuesve të sindikatës