Të dhëna e grafikë, kush janë më jetëgjatët në Europë dhe ku renditet Shqipëria

Jetëgjatësia mesatare e një europiani është 80 vjeç, sipas një publikimi të fundit të Eurostat. Statistikat publikuar së fundmi marrin në shqyrtim jetëgjatësinë mesatare sipas zonave në 13 shtete në shqyrtim. Spanja rezulton të jetë shteti me shifrën më lartë të jetëgjatësisë, me mesatare 85.4 vite.

Edhe pse jetëgjatësia u ul gjatë viteve të pandemisë, sipas Eurostat, tendencat janë dhe kanë mbetur që jetëgjatësia të rritet me kalimin e viteve. Me numrin më të ulët të jetëgjatësisë mesatare rezulton të jetë Bullgaria, me 69.7 vite.

Shifra pozitive duket të ketë Shqipëria, e cila ka një jetëgjatësi mesatare prej 79.1 vitesh në vitin 2022 (INSTAT). Për meshkujt jetëgjatësia mesatare është 77.4 vite, ndërsa për gratë 80 vite e 9 muaj. Me fjalë të tjera, gratë jetojnë afro 4 vite më shumë