Të dhëna me rëndësi për tifozët kuqezi që do ta ndjekin Shqipëri- Kroaci nga stadiumi në Hamburg

Këtë të mërkurë në orën 15:00 kuqezinjtë luajnë ndeshjen e tyre të dytë në Euro24, një përballje e cila do të përcaktojë pjesëmarrjen në këtë kampionat.

Ndeshja me Kroacinë luhet në Hamburg, në stadiumin “Volksparkstadion” dhe sërish pritet të mbushet me tifozë kuqezinj.

Më poshtë, disa të dhëna/imazhe me rëndësi për tifozët që do ta shohin ndeshjen në stadium ose pranë tij.

“Mos harroni që biletat ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets”. Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve të stadiumit. Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj.

Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA. Për të shmangur çdo lloj problem dhe penalizimi të gjithë tifozët duhet të shmangin ndezjen e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhjen e sendeve në fushë, transmetimin e mesazheve me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj) si edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Për ju që nuk keni bileta, mund të shijoni ndeshjen në Fan Zone Heiligengeistfeld që gjendet në zonën e St. Pauli dhe në Public Vieëing Heiligengeistfeld.”-njofton FSHF-ja.