Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka raportuar mbi përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme në 4 komunat me shumicë serbe në veri të vendit.
Deri në orën 15:00, kanë votuar 2.4% e qytetarëve, thënë ndryshe 1.092 votues nga 45.095 qytetarë me të drejtë vote.
Më konkretisht deri në orën 15:00:
-në Leposaviq ka pasur 110 votues, apo 0.83%.
-në Zubin Potok kanë votuar 240 votues apo 3.6%.
-në Zveçan kanë votuar 145 votues, apo 2.07%
-në Mitrovicën e Veriut 597 votues apo 3.3%.
Më poshtë një kronikë e REL, atje ku qytetarët (shqiptarë e serbë që jetojnë në Kosovës) japin mendimin e tyre në lidhje me zgjedhjet e kësaj të diele