Kanë mbërritur në orët e mëngjesit në brigjet e Shëngjinit, 16 refugjatët e parë që do të strehohen në kampin e ngritur nga Italia pas marrëveshjes Rama-Meloni.
Azilantët janë djem në mosha të reja, të cilët vijnë nga Egjipti e Bangladeshi. Ky është momenti kur në portin e Shëngjinit vjen anija italiane ‘Libra’ .
Sipas marrëveshjes së arritur, në kampet pritëse do të strehohen vetëm meshkuj, të cilëve do t’u verifikohet kërkesa për azil brenda 4 javëve. Nëse autoritetet italiane do të miratojnë kërkesën, azilantët do t’i drejtohen Italisë, në të kundërt ata do të kthehen në vendet e origjinës.
Numri i refugjatëve që arrijnë në Itali përmes Mesdheut ka rënë me 61% gjatë vitit 2024, në krahasim me një vit më parë. Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, deri në 15 tetor, 54 129 emigrantë kanë arritur në Itali në 2024, në krahasim me 128 947 emigrantë, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar