“Të jap fjalën…” Lot gëzimi në ‘Për Shqiptarët’, Elvisi i jep lajmin e madh gjysh Bardhit

Lotët e gëzimit e duartrokitjet kanë përfshirë të gjithë studion e “Për Shqiptarët” në Top Channel, pas një lajmi të madh se jeta e vajzës së gjysh Bardhit, e intubuar në spital, mundet të shpëtohet.

Lajmin e mrekullueshëm ia dha Elvis Naçi babait të moshuar, i cili nuk i mbajti dot lotët.

Elvisi: Kemi qarë të gjithë kur kemi dëgjuar historinë tënde. Ne kishim mundësi të të paguanim një shtëpi me qira për ty, shkollën për mbesën, por asgjë nuk po ngjiste. Po për vajzën e gjysh Bardhit?

Unë so të flas në emër të fondacionit, në emër të Top Channel. Ne kemi kontaktuar spitalet më të fuqishme në botë dhe ju nuk e imagjinoni dot çfarë gëzimi… një nga spitalet më të mira në botë, na ka dhënë shpresa të pafundme, që vajza jote gjysh Bardhi ka shanse, që ti ta kesh pranë, e ta përqafosh sërish…të jap fjalën e shqiptarit gjysh Bardhi. Vëllezër e motra shqiptarë, ju japim fjalën bashkërisht, që shumë shpejt, ne do ta nisim Marjetën në një spital prestigjoz. Betejë do të ketë. Lutjet nuk do të mungojnë nga ana jonë