Në pjesën e katërt të emisionit “Histori për Profetët e Kur’anit”, ndalojmë në historitë e mësimet e mëdha që marrim prej Profetit Ibrahim a.s
Pikë së pari në lidhje me aftësin e tij për të qenë i hapur për të biseduar dhe dialoguar edhe me ata që nuk besonin në një Zot të Vetëm. Duke iu referuar natyrës së hapur të profetit Ibrahim a.s, Elvis Naçi vë në dukje një të metë që shpesh herë e gjejmë edhe në ditët e sotme.
Elvisi: Profeti Ibrahim ishte i përzgjedhur. Ajo që duhet të mësojmë sot është se përveç devotshmërisë, diturisë, kapacitetit, dhembshurisë, Ai ishte shumë i hapur për dialog dhe debat. Ai po ta shikosh, udhëtoi në të gjithë botën e asaj kohe dhe ishte i hapur për debat.
Edhe muslimanët, një pjesë e tyre e kanë gabim kur direkt e mbyllin, i thonë tjetri qafir dhe mbyllet historia. Ik o jo besimtar, largohu se ti nuk vlen… kjo është injorancë e jona. Por në të njëjtën kohë, ka të tjerë që janë dogmatikë, të shajnë dhe largohen.
Kurse Ibraimi a.s na mëson përmes Kur’anit Famëlartë që ishte një njeri që donte dialogun. Shtronte argumentet e veta dhe i priste argumentet e të tjerëve. Prandaj ai është quajtur strategu i komunikimit, dialogut e debatit, për të dalë në konkluzionin e Krijuesit të madh të qiejve dhe të tokës.