Me babain që e mban në krahë dhe e ledhaton me fjalët më të ngrohta. Vogëlushja 7 vjeçare e prekur nga leuçemia akute është nisur tanimë jashtë shtetit, për t’u kuruar në spitalin ‘Bambino Gesu’ në Italinë fqinje.
Prej muajsh Leandra e vogël ndodhej në spital, ndërsa gjendja e saj shëndetësore përkeqësohej dita ditës.
Fatbardhësisht, mijëra shqiptarë iu bashkuan thirrjes për të ndihmuar Leandrën dhe familjen e saj nevojtare, e cila nuk i kishte mundësitë për ta dërguar 7 vjeçaren për kurim të specializuar.
Këto janë momentet kur babai i Leandrës, mban në krahë të bijën dhe e puth sa të mundet, pak para se vajza t’i drejtohet avionit me nënën. Është një mrekulli e vërtetë të shohësh shpresën që ka përfshirë prindërit e Leandrës, të cilët vetëm pak ditë më parë ndodheshin të zhytur në dëshpërim.
Falë kontributeve të njerëzve zemërmirë, Leandra vogël do të ketë kujdesin më të mirë dhe në dashtë Zoti, rikthehet sa më parë e shëruar plotësisht.