“Të keqen mami hap sytë…” Vajza 14 vjeçe iu largua nga shtëpia, apeli i prindërve

Një vajzë 14 vjeçe me inicialet J.M është larguar prej tre ditësh nga shtëpia e saj, ndërsa nëna e babai i saj, tepër të shqetësuar për shëndetin e saj, i kanë bërë apel shtetit dhe kujtdo që t’i vijnë në ndihmë. E mitura, nxënëse e klasës së 8-të në shkollën 9 vjeçare në Frashër, është larguar nga shtëpia me një valixhe.

 “Nuk më tregonte asnjë gjë. Ishte tip i mbyll. Të keqen mami hap sytë. Në dijeni vetëm që më thanë shoqet që ikte nga shkolla. Nuk e di çfarë mund të ketë ndodhur. Ka marrë rrobe, sandale, shapka, krehëra, tharëse. ”, u shpreh mamaja.

Prindërit thotë se vajza është parë në terminalin e Fierit, duke u nisur drejt kryeqytetit.

“Mua më ka ikur vajza në orën 6 e gjysmë të mëngjesit me datë 22. Ka shkuar deri në Fier, deri te Pallati me Qypa ka ikur në këmbë. Ka hipur te terminali atje dhe ka zbritur te terminali në Tiranë. Kur ka dalë vetëm valixhen me rrobat dhe telefonin ka marrë”, tha babai.

Prindërit kanë bërë denoncim në komisariatin e policisë së Patosit dhe njëherazi kanë bërë apel për gjetjen e të miturës.

“Dua ndihmë nga shteti. Shteti të bëjë të veten. Derisa i hynë asaj pune të ndihmojë shteti. Ku ta gjej vetë unë? Shteti të ma kapë dhe të ma bjerë në dorën time që e gjeti. Nuk kam ku bredh ku e gjej”, tha mamaja.

Babai: I kam rënë atë ditë. Ka qenë hapur, pastaj është mbyllur.

-Ka pasur ndonjë motiv për t’u larguar?

Babai: Jo.

-Ndonjë të dashur?

Babai: Mirë e bëre që e the, por nuk di gjë. Nuk kam marrë vesh asnjë gjë.

-Nuk kishte dhënë shenja?

Babai: Fare, fare, fare!