Që nga dita që e ëma ishte larguar nga shtëpia më datë 10 janar, e bija alarmoi autoritetet për zhdukjen e saj. Kaluan 5 ditë dhe kërkimet rezultuan të kota, derisa disa punonjës të centralit hidroelektrik Enel në lumin Tiber të Romës, pikasën një trup të pajetë.
Viktima rezultoi të ishte e 62 vjeçares shqiptare Suzana Koçibelli.
Media italiane shkruan se në trupin e të ndjerës nuk janë gjetur shenja të dhunës. Dyshimet e para janë se gruaja mund të ketë kryer aktin ekstrem të vetëvrasjes. Trupi i viktimës u gjet më 15 janar dhe sipas ekspertizës, kishte disa ditë në ujë. Një ekspërtizë mjeko-ligjore është kryer, për të hedhur dritë mbi shkakun e vdekjes.
Familjarët e Suzanës apeluan për ndihmë jo vetëm duke denoncuar zhdukjen tek autoritetet, por edhe në media. Vajza e të ndjerës dha një prononcim për median ‘Fanpage.it’, nga ku tha se “e kam parë nënën për herë të fundit në mbrëmje, një natë para se ajo të zhdukej. Unë jetoj në të njëjtën pallat me të, por në apartament të ndryshëm. Nëna ka veshur vetëm një xhup që vishet nga të dyja anët, në njërën ka ngjyrë kafe, në tjerën të bardhë.”
Më tutje në prononcimin e saj, vajza i bënte këtë apel nënës…
“Unë i them mamit, të lutem mam kthehu në shtëpi se jam e shqetësuar, të dua shumë”.