“Të më ikë Elsi, nuk e dua më jetën” Burrë e grua në gjunjë luten për ndihmë, djali i vetëm po i shuhet

Teksa i biri dergjet në shtratin e spitalit, ky baba bie në gjunjë. Këmbët ndonjëherë nuk e mbajnë, pasi peshës së moshës i është shtuar dhimbja më e tmerrshme për një prind…

Djali i vetëm i këtij çifti nga Shkodra është prekur nga një sëmundje e rëndë tumorale. Burrë e grua nuk i kanë mundësitë të kurojnë Eslin 21 vjeçar, gjendja e të cilit përkeqësohet ditë pas dite.

Nëna e 21 vjeçarit, Jetmira, nuk largohet për asnjë moment nga koka e të birit. Lotët e saj nuk pushojnë. Nëna thotë se po i pikon shpirti dalëngadalë…e pamundur përballë kësaj sprove, ajo iu drejtua për ndihmë bamirësve përmes “Shqiptarët për Shqiptarët”.

“O shpirti i nënës, drita e syve të mi… është djali im i vetëm. Po më pikon shpirti… (qan) tumori është shumë i rëndë, gjendja përkeqësohet përditë. Frika ime më e madhe, të më ikë djali… nuk e dua më jetën pastaj. Me ndihmën e të madhit Zot, me ndihmën e shqiptarëve, do t’ja dalin edhe kësaj sfide.”-thotë nëna e Elsit.