Të mërkurën qeveritë e Kosovës e Shqipërisë mblidhen në Gjakovë

Pas dy ditësh pritet që qeveritë e Shqipërisë e Kosovës të takohen në mbledhjen e përbashkët të radhës, e cila do të zhvillohet në Gjakovë..

Mbledhja e përbashkët vjen fill pas tensioneve në veri të Kosovës dhe deklarimit të kryeministrit të Shqipërisë se i ka propozuar Presidentit Macron e Kancelarit Scholz, një draft status të asociacionit. Kryeministri Kurti nuk ka folur në lidhje me këtë propozim, por pjesëtarë të forcës së tij politike e kanë kritikuar lëvizjen e kryeministrit të Shqipërisë.

Pritet për t’u parë se çfarë do të flitet në mbledhjen e përbashkët të qeverive këtë të mërkuërë, e nëse palët do të artikulohen sërish në lidhje me tensionet në veri.

Pak ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se në lidhje me ngjarjet e dhunshme në veri, qeveria e Kosovës nuk ka patur asnjë shkëmbim mendimesh me qeverinë e Shqipërisë.