Të paktën 10 jetë të humbura pasi çatia e kishës në Meksikë rrënohet… media vendase publikon videon

10 viktima, përfshi dhe tre fëmijë e dhjetëra të tjerë të mbetur nën rrënoja. Është ky bilanci tragjik i një ngjarje të rëndë në Meksikë, atje ku çatia e një kishe është rrëzuar pikërisht në momentin kur në objektin religjioz po mbahej meshë me afro 100 persona brenda.

Media vendase i ka publikuar pamjet, momentin kur çatia e kishës rrënohet, duke i marrë jetën të paktën 10 personave. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ciudad Madero, në kishën Santa Cruz. Një numër i madh njerëzish ishin mbledhur për një pagëzim.

Të paktën 60 persona janë plagosur, e dhjetëra të tjerë mbetën të bllokuar në rrënoja. Puna ka vijuar për orë të tëra, për të shpëtuar jetë.