Të paktën 10 viktima prej zjarrit masiv, momentet si u përhap flaka në dy pallatet në Valencia

Pasditen e të enjtes një zjarr në një prej mbi 400 apartamenteve në një kompleks godinash në Valencia mori flakë, ndërsa brenda pak orëve zjarri u përhap me shpejtësi. 10 persona humbën jetën, dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar. Gjatë orëve të natës një sërë banorësh që kishin mbetur të bllokuar janë filmuar teksa bërtisnin për ndihmë.

Së fundmi në median e huaj, kanë dalë në dritë videot e mënyrës sesi u përhap zjarri në dy pallatet.

Autoritetet kanë nisur hetimet për shkakun e zjarrit, i cili u përhap edhe në ndërtesës ngjitur pasi erërat e forta nxorën flakët. Dyshimet janë se veshja e jashtme e godinave ka ndihmuar ndjeshëm në përhapjen e zjarrit.