Të paktën 8 viktima e dëme kolosale… pamjet video, stuhia ‘Boris’ godet rëndë Europën qendrore

Prej disa ditësh tashmë, pjesë të Europës qendrore dhe lindore janë përballur me përmbytje masive dhe vërshime që kanë sjellë vdekjen e të paktën 8 personave e dëme të mëdha. E titulluar si ‘stuhia Boris’, moti ekstrem ka prekur ndjeshëm Poloninë, Çekinë, Sllovakinë, zonat alpine në jug të Gjermanisë, Austrinë dhe Hungarinë.

Përveç humbjes së jetëve për shkak të vërshimeve të mëdha të ujit (shiko videot e mëposhtme), dëbora ka veshur zonat malore në Alpe, me erëra të forta dhe rrëshqitje masive dëborë.

Autoritetet në Sllovaki e Hungari morën masa urgjente për t’u përballur me vërshimet nga lumi i Danubit. Afro 1 milionë thasë me rërë u vunë në dispozicion për t’i bërë ballë daljes eventuale të lumit në disa zona të rrjedhës së tij.

Në Poloni, ku deri më tani janë identifikuar 5 jetë të humbura, lumi Oder ka arritur në nivelet më të lartë, duke bërë që qeveria të zhvillojë mbledhje të jashtëzakonshme për të shtuar masat parandaluese.

Moti i keq pritet të vijojë deri të martën, ndërsa për shfyrjen e lumenjve të fryrë nga përmbytjet, do të duhen disa ditë.