Të shohësh… “trefish”

Një pjesë fare e vogël e madhështisë së Universit. Foto e mëposhtme e kapur nga teleskopi hapësinor më i fuqishëm i njerëzimit (James Webb), tregon një grumbull me galaktika dhe një dukuri mjaft interesante, e njohur si lupa gravitacionale.

‘Galaktikat’ e vendosura nën katror, janë në fakt një galaktikë e vetme… por teleskopi i sheh ‘trefish’.

Kjo ndodh sepse përpara kësaj galatike ka një grumbull galaktikash të tjera, masa e graviteti i të cilave janë aq të mëdha saqë koha e hapësira deformohen. Kjo zmadhon, shumëfishon dhe shtrembëron galaktikat pas dhe bën që teleskopi t’i “shohë” në këtë rast, trefish.