Të shtëna me armë në Roskovec, dy vëllezër humbin jetën, dorëzohet autori

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur këtë të martë në fshatin Kurjan të Roskovecit (Fier).

Nga të dhënat paraprake mësohet se shtetasit Lavdimir dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë nga një person.

Autori i identifikuar si Altin Kuka është vetëdorëzuar pranë autoriteteve pas krimit të dyfishtë.

Viktimat kanë ndërruar jetë në spital.

“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në reagimin paraprak të policisë.