Të shtëna të shumta e persona që flasin serbisht e rusisht, ‘Dukagjini’ publikon audioincizim brenda Manastirit në veri

RTV Dukagjini ka publikuar së fundmi një audioinçizim brenda Manastirit të Banjskës, atje dhe ku mbeti i vrarë oficeri i policisë dhe u plagosën dy të tjerë.

Në inçizim dëgjohen një sërë të shtënash me armë të kalibrit të madh, si dhe disa persona duke biseduar në gjuhën serbe e ruse.

Së fundmi kryeministri i Kosovës Albin Kurti publikoi pamje prej atje, ku dukeshin një sërë personash të maskuar, veshur ushtarakisht dhe të armatosur rëndë. Kurti tha se në territorin e Kosovës kanë hyrë afro 30 persona të tillë, të cilët janë dhe përgjegjësit për vrasjen e oficerit të policisë.