Kemi hyrë në 10 ditëshin e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Në serinë e radhës në Podcast, ndalojmë tek pasazhet e Kur’anit famëlartë për ndihmën e nevojtarëve dhe jetimëve.
Elvisi na tregon një histori domethënëse, përmes të cilës më tutje shpjegon se përse ata që ndihmojnë jetimët, do të begatohen nga Krijuesi i Gjithësisë.
Më tutje ndalojmë në mesazhet e vyera që ka thënë Profeti Muhamed për jetimin.
Elvisi: Në një çadër. Nëna dhe fëmija e vogël. Jetonin larg qytetit, në një çadër. Zoti i Gjithësisë i thotë ëngjëllit që merr shpirtrat… “Shko merri shpirtin nënës së fëmijës”
Ëngjëlli shkon dhe i merr shpirtin nënës.
Kalojnë shumë vite. I ka ardhur Urdhri nga Allahu Xhele Xhelaluhu engjëllit që merr shpirtrat, do të shkosh të marrësh shpirtin në filan vend. Ëngjëlli ka shkuar atje dhe ka dashur të hyjë në atë dhomë… ai njeri aty po faleshe, dhoma ishte e mbushur me nur. Ëngjëlli nuk po hynte dot…
Allahu i thotë… “Ky është jetimi që le në çadër”
(Shikoni videon duke nisur nga minuta 17:05)
-Po, çfarë ndodhi…?
Elvisi: Një karvan ka ardhur dhe e ka marrë fëmijën. Ai ka mësuar e studiuar. Ata që e morën, i kanë dhënë shumë më shumë shanse, sepse po të qëndronte me nënën, do të mbetej në atë çadër…
Ta them dhe një sekret tjetër për jetimin?
Sekreti tjetër është që ne të mund të marrim begatinë, mirësinë, nëse i gjendemi afër. Njerëzit që kanë qenë koprracë e di çfarë kanë thënë… ‘sikur të donte Allahu do t’i kishte pasuruar vetë, pse t’i japim ne’. Shikoje pra, sa mendim i mbrapshtë.
Kurse i Madhi Zot e ka lënë jetimin, hallexhiun, të varfrin, të sëmurin që ata që janë me shëndet, që janë shumicë e maxhorancë, të ndihmojnë jetimin, të varfrin, të sëmurin, hallexhiun, pra atë që është në nevojë.
Kështu ka thënë Kur’ani… “Përse nuk e merr rrugën e vështirë, apo të duket e vështirë ajo që është lart?”
Pra, pse nuk e merr rrugën e vështirë, se për të zbritur (në xhehenem) është kollaj…
Mos harroni. Ne, nesër të gjithë mund të jemi të sëmurë. Mund të na kalojë një sprovë, t’i bie fëmijës sonë apo të afërmit, një operacion që kushton 500 mijë euro. Çfarë do të bëjmë? Pra, ne kemi nevojë për njëri- tjetrin.
Pejgamberit çfarë i ka thënë? “Pasha para ditën dhe natën që vjen pas saj, Zoti yt nuk të lënë e as të ka përbuzur”
I ka thënë… “A nuk të gjeti Zoti yt jetim dhe të përkrahu, as nuk të gjeti të varfër e të pasuroi, as të gjeti të paudhëzuar dhe të udhëzoi? Muhamed, mos e përzë jetimin, mos e ofendo të varfrin dhe mirësitë që po ti jep Zoti, tregoja njerëzimit”
Ka ajete të qarta në Kur’anin famëlartë. Ky është islami.
-Ideja e dy gishtave në xhenet, si qëndron kjo me jetimin…?
Elvisi: Pejgamberi alejhi selam e ka thënë… “Unë, dhe ai që kujdeset për jetimin, do të jemi kështu (në xhennet)”.
Tregohet që, Zoti i Gjithësisë, u thotë ëngjëjve… “Kush ma ka bërë me qarë jetimin?”
Ëngjëjt nuk përgjigjen…thonë veçse “Ti e di më mirë Zoti i Gjithësisë”
Zoti i Gjithësisë ka thënë… “Kush ma ka bërë me qajt jetimin, i cili babën e ka në dhe?”
Ëngjëjt kanë thënë sërish… “Ti e di më mirë Zoti i Gjithësisë”
Ka thënë Zoti i Gjithësisë: “Po ju lajmëroj juve e po ju them që kush e gëzon jetimin, kush ia than lotët jetimit, Unë do ta bëj atë të kënaqur në dynja e në hairet”
Prandaj kur i tha njëri Pejgamberit alejhi selam, ky është një mësim i madh, i tha… “Ja resuluallah (O i Dërguari i Zotit), më është ngurtësuar zemra…”
E di çfarë i ka thënë?
Pejgamberi i ka thënë… “A do që të të lehtësohet, zbutet zemra edhe të të ecë në jetë, të të zgjerohet rrisku në jetë? Atëherë, përkrahe jetimin, ledhatoja atij kokën, bëhu i butë dhe fjalëmirë me të, zemra do të të zbutet, rrisku do të të shtohet”