Imazhet e kapura nga teleskopi hapësinor “James Webb”, kanë mundur të sjellin më shumë të dhëna për shkencën, në lidhje me mënyrën sesi krijohen yjet e rinj.
Në fotot shikohet një rajon i njohur si “Herbig-Haro” (HH), posaçërisht HH211. Kjo zonë e “ndriçuar” tregon shpërthimet e gazit dhe valën e tyre goditëse ardhur nga një yll i ri (protoyll i klasit 0).
Ylli në fjalë është një analog infantil i Diellit tonë, me një masë veçse 8% të yllit tonë. Eventualisht, ky yll do të rritet njëlloj si Dielli.