Imazhet e reja të përcjella nga instrumenti vëzhgues më i fuqishëm i njerëzimit, kanë arritur të pikasin disa planete mjaft interesantë, në madhësinë e Jupiterit, planeti më i madh i sistemit tonë diellor.
Planetet në fjalë, ndodhen në nebulën e Orionit dhe duket se ato ‘notojnë’ të ‘palidhur’ me ndonjë yll. Ajo që e bën edhe më interesant këtë vëzhgim, është fakti se planetet duket sikur lëvizin në “çifte”. Astronomët ende nuk arrijnë dot ta shpjegojnë këtë fenomen. Të paktën 40 çifte me të tilla planete janë vëzhguar në nebulan e Orionit.
Një hipotezë është se të tilla planete janë krijuar në zona me densitet të lartë të gazrave, por jo të mjaftueshëm sa për të krijuar kushtet që planetet të ktheheshin në yje. Një tjetër hipotezë është ajo se planetet kanë qenë pranë yjeve, të cilat mandej i kanë “nxjerrë” jashtë hapësirës së tyre të ndërveprimit.
Burimi: BBC/ përshtati: FCH.al