Teleskopi më i fuqishëm hapësinor përfundon vëzhgimin e 4 planetëve të gaztë të sistemit diellor

Teleskopi “James Webb” ka plotësuar tanimë ‘katalogimin’ e 4 planetëve  masivë të gaztë në sistemin tonë diellor, duke vëzhguar e ‘fotografuar’ Jupiterin, Saturnin, Neptunin e Uranin.

Së fundmi teleskopi vëzhgoi Saturnin dhe unazat e tij të mahnitshme, duke përdorur kamerat që funksionojnë me infra të kuqe (NIRcam).

Më herët teleskopi arriti të fiksojë pamje nga planeti më masiv i sistemit tonë diellor, Jupiteri.

Pas Jupiterit u vëzhguan dy planetet e largëta të Neptunit e Uranit.