Temperaturat bie ndjeshëm, zonat malore të vendit zbardhen nga dëbora

Reshjet e shiut përgjatë gjithë ditës së premte i kanë lënë vendin temperaturave të ftohta, të cilat kanë rënë ndjeshëm (10 gradë më pak).

Në zonat malore të vendit në veri e juglindje, ka nisur reshje të dendura të dëborës. Në Korçë-Dardhë, në lartësitë mbi 1200 m deri në 700m ka patur reshje dëbore me intensitet mesatar.

Dëborë ka rënë dhe në Elbasan-Qafë Thanë.

Ndërkohë në veri të vendit reshjet e dëborës janë shoqëruar me stuhi në zonat e thella në Kukës. Erërat e forta kanë bllokuar disa herë rrugën që të çon në doganën e Shishtavecit.

Në disa segmente të kësaj rruge, trashësia e dëborës ka arritur deri në 1 metër