Tentoi të kalojë përmes trafikndarëses në autostradën Tiranë- Durrës, 70 vjeçari përplaset nga makina

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në autostradën Tiranë- Durrës, atje ku një këmbësor është përplasur nga një kamionçinë. Këmbësori 70 vjeçar ka tentuar të kalojë rrugën duke u ngjitur në trafikndarëse.

Shoferi i mjetit ka mundur të frenojë, por nuk ka arritur dot të shmangë përplasjen e të moshuarit. Ky i fundit është marrë nga ambulanca dhe është transportuar me urgjencë në spital.

Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 09:50, në segmentin rrugor “Durrës-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. Xh., 21 vjeç, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin I. H., rreth 70 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.