Tërmet në Shkodër, lëkundjet ndihen deri në Malin e Zi

Një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter ka goditur këtë të premte veriun e vendit.

Lëkundjet janë ndjerë më së shumti në Shkodër, ndërsa epiqendra e tërmetit është regjistruar afro 14km larg qytetit.

Lëkundjet janë ndier edhe në Malin e Zi. Nga raportimet paraprake, nuk raportohet për dëme.